X

Koronavirusi/ Shkon në tre numri i viktimave në Itali

Koronavirusi është përhapur tashmë edhe në Itali, shtet ku numri i viktimave ka shkuar në tre.

Zyrtarët italianë nuk kanë lejuar zhvillimin e Karnavaleve të Venecias, kurse po përpiqen që të kontrollojnë një nga viruset më të rrezikshme në mbarë Europën. Autoritetet në rajonin e Venetos thanë se kanë marrë masa rigoroze për rastin, shkruajnë mediat italiane.

Italia ka deri tani numrin më të lartë të të prekurve nga koronavirusi me 130 vetë, nga të cilët 3 kanë ndërruar jetë. Italia ka vendosur kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone, në “pikat e nxehta” në Milano dhe Venecia.

Në dy qytete italiane nuk mund të hyhet dot, pa marrë leje speciale. Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
EMRAT/ Fituan miliona nga bastet, Gjykata jep masën e sigurisë për shtatë nga 115 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për disa nga të arrestuarit e aksionit “Lojërat e fatit”. Trupi...

Close