X

Koronavirusi/ Përse autoritetet shqiptare mbajnë “sekret” spitalin e caktuar si karantinë?

Autoritetet shqiptare kanë informuar qytetarët, se Shqipëria ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar përhapjen e mundshme të koronavirusit në vendin tonë, pas përhapjes së këtij virusi në Italinë fqinje.

Por, ajo që bie në sy në deklaratat e autoriteteve, është se spitali i caktuar si vend karantine, pra izolimi, po mbahet sekret.

Një gjë e tillë nuk ndodh në vende të tjera, ku media raporton vendodhjen e saktë të spitaleve që janë kthyer në vend karantine për të prekurit nga koronavirusi.

Në Mbretërinë e Bashkuar përshembull, publiku është informuar se ka vende specifike të caktuara si karantinë; Arrowe Park Hospital, një qendër në Kents Hill Park në Milton Keynes, një hotel në Heathrow, etj.

Në Gjermani qendra e karantinës ndodhet në qytetin e Germersheim në jug të Frankfurtit.

Po kështu, në Itali një bazë ushtarake, Cecchignola në periferi të Romës, shërben sis vend karantine.

Ndërsa në Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se vendi i karantinës nuk do të bëhet i ditur, për aryse sigurie.

“Për sigurinë publike nuk e bëjmë të ditur se ku është vendi karantinë, ai është i pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore dhe staf të trajnuar”, tha ministrja.

Edhe ditën e sotme, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silvana Bino nuk e tregoi vendodhjen e spitalit që është caktuar si karantinë, por siguroi se ai është një  spital “mjaft i mirë”.

Karantina është një strukturë spitalore, që të përmbushë kushte të mira dhe kushte të cilat i përkasin një karantine. Karantinë do të thotë që një person të izolohet. Është përzgjedhur një spital mjaft i mirë, që i plotëson të gjitha kushtet, në lidhje me karantinën“, deklaroi Bino.

Zonja Bino shtoi se nuk është e nevojshme të dihet nga qytetarët vendi i karantinës, pasi kjo mund të shqetësojë banorët e zonës. (ndiqni videon)

Është e pakuptueshme se si ky informacion mund të përhapë panik apo të cënojë sigurinë, përkundrazi nëse qytetarët informohen se ka një spital konkret me kushtet e nevojshme për të izoluar virusin, kjo do t’i qetësonte ata dhe jo t’i shtonte panikun.

Është pikërisht fakti se autoritetet e konsiderojnë sekrete vendodhjen e këtij spitali, që shton panikun dhe ngre pikëpyetje të panevojshme.

Në këtë linjë, opozita ka kërkuar sqarime lidhur me vendodhjen e spitalit karantinë. Ish deputeti i PD-s,  Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me këtë çështje.

Heshtja e plotë e Shtetit, me gjithë insistimin, për të shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantine” që flasin, si është organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshëm në funksion të saj e të mbrojtjes nga ajo epidemi e mundshme, flasin për mos ekzistencen e saj, apo për ndonje të tillë vetëm në 3D. Një “karantinë” mbrojtëse në këtë rast nuk mund të jetë ndonjë “dhomë” me disa shtretër, por një strukturë shumë komplekse në projekt, organizim e funksionim.
Masat e deritanishme tek ne jane shumë superficiale e në nivel propagande, që nuk japin asnjë siguri, duke filluar që nga disa “maska” të ekspozuara për të hequr vëmendjen, kur në fakt dhe ato vetë nuk garantojnë asgjë”, u shpreh Shehu

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Rumania vendos: Karantinë 14 ditë për të gjithë ata që kthehen nga Italia

Karantinë e detyrueshme 14-ditore, edhe nëse për momentin nuk jeni i sëmurë ose asimptomatikë, për ata që kthehen nga zonat...

Close