X

Koronavirusi/ Apeli i ish-deputetes: Merrni masa sa nuk është vonë

“Merrni masa sa nuk është vonë”. Kjo është thirrja e ish deputetes demokrate, Oriola Pampuri, lidhur me rrezikun nga koronavirusi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Pampuri shprehet se, ky nuk është momenti për të përzierë politikën me shëndetin e qytetarëve, por ca gjëra duhet të thuhen ashtu siç janë.

Reagimi i plotë i Oriola Pampurit:

Merrni masa, sa nuk eshte vone……

Nuk eshte as momenti dhe as rasti ta perziejme politiken me shendetin e qytetareve, por ca gjera duhet t’i themi sic jane e t’i pranojme sic thuhen.
Qe ndaj mjekeve qe kane kontakt te perditshem me dhjetera paciente e familjare te tyre s’eshte marre asnje mase per te qene te mbrojtur, ky eshte fakt. Gjithashtu, edhe ndaj femijeve ne shkolla, ku numri i te cileve jane prekur nga virozat e stines eshte i madh e mungesat ne klasa jane te konsiderueshme, e jo me te mendosh qe coronavirusi eshte kaq afer, sa eshte Italia, jane te konsidrueshme sa per te marre masa qe shkollat te mbyllen per 1 ose dy javet e ardhshme.

Specialistet e Shendetit Publik, duhet te jene te qarte dhe apolitike ne paraqitjen e realitetit dhe situates, dhe dhenien e keshillave, kjo i nderon me shume. Situata nuk eshte aq ‘roze’ sa, ata e paraqesin, pasi nuk duhet te presim fundin qe te kuptojme ku jemi, duhet ne menyre urgjente te merren masa sic i ka marre gjithe bota, jo me fjale boshe.

Mos vijoni me diletantizmin dhe me demagogjine tuaj, por kete rradhe gjendja eshte serioze, dhe te pakten tani beni ca hapa prapa, heshtni, e lerjani situaten ne dore specialisteve te vertete, ata qe nuk bejne politike me jeten e qytetareve, por kritikojne me vend, keshillojne sic duhet, dhe konstatojne kur duhet. Situata duhet te merret sa me shpejt nen kontroll, demagoget te heshtin te pakten kete here. Merrni masa sa nuk eshte vone.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Italia kthehet në kërcënim për Evropën, Austria bllokon trenin, Rumania vendos karantinë

Pas shënimit të tri viktimave dhe më shumë se 150 persona të infektuar me coronavirus, Italia është kthyer në “shtetin...

Close