X

Korçë/ Bie nga kati i fundit i pallatit, në gjendje të rëndë 30-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, ku një vajzë ka rënë nga kati i fundit i një pallati, që shërbente si bar-kafe.

Ngjarja është shënuar këtë pasdite në qytetin jug-lindor.

Vajza ka rënë nga kati i fundit i pallatit, i cili shërben si bar kafe. Ende nuk dihet nëse vajza është vetëhedhur apo ka rënë aksidentalisht. Ambulanca ka transportuar vajzën në spital, gjendja e së cilës është e rëndë.

Kjo ndërtesë ndodhet në qendër të Korcës, në katet e së cilës lëshohen ambjente me qera, ndërsa dy katet e fundit shërbejnë si bar-kafe dhe restorant.

Vajza mendohet të ketë rënë nga bar-kafeja, e cila ndodhet në katin e gjashtë dhe më pas të jetë përplasur me shesh-pushimin e katit të dytë.

Vajza ka reaguar nga grupi i mjekëve që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në spital, nga ku sipas informacioneve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është rreth 30 vjeçe.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Alarmi për koronavirusin/ Shehu: Rama të mos fshihet pas përbetimeve alla “Shvejk”!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, kryeministri Rama nuk mund...

Close