X

Inzagi në “valët” e gjigantit të futbollit, drejtuesit duan italianin në krye të skuadrës së tyre


Lacio po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe të gjitha skuadrat e mëdha europiane kanë hedhur sytë jo vetëm nga lojtarët e saj, por edhe te trajneri Simone Inzagi.

Ashtu siç njoftoi “L’Equipe”, tekniku italian nuk i ka shpëtuar as radarit të drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo, i cili kërkon t’i rrëmbejë Lazios gjithashtu edhe mesfushorin serb Sergej Milinkoviç-Saviç, të cilin e kërkonte që kur ishte drejtor sportiv i Milanit, për të cilin presidenti i Lacios kërkon të paktën 100 milionë euro.

Fakti që Lacio është njëri prej 3 pretendetëve për të fituar titullin kampion në Itali i ka bindur drejtuesit e PSG-së që për sezonin e ardhshëm të mendojnë që tani për trajnerin Simone Inzagi

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Manchester City fiton duelin ndaj Leicester për vendin e dytë

Manchester City edhe pse shumë larg Liverpool në renditjen e Premier League i ka dhënë fund dilemave për vendin e...

Close