X

Frika nga koronavirusi/ Mbyllet shkolla e parë në Tiranë

Një shkollë jopublike në Tiranë ka vendosur të mbyllet për të paktën 2 javë për shkak të frikës nga koronavirusi. Bëhet fjalë për shkollën “Udha e shkronjave” e cila në njoftimin e saj thotë se nuk ka asnjë informacion konfidencial, por e mori këtë vendim si një masë parandaluese të koronavirusit. Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të shkollës thuhet se mësimet do të vijojnë normalisht online për 2 javët e ardhshme, por kjo periudhë mund të zgjatet ose shkurtohet në varësi të situatës.

“Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”, – shkruhet në njoftimin e shkollës “Udha e shkronjave”.

“Kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit” – thuhet në njoftimin e drejtorit Artur Shkurti.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi/ Çmimi i një maske rritet me 1700%

“Maska në 40 euro e disinfektues 80ml me çmim 22.5 euro.” Konsumatorët italianë denoncojnë mashtrimin që po u bëhet me...

Close