X

Burri shkel urdhrin e mbrojtjes, dhunon bashkëshorten e dy fëmijët, arrestohet nga policia


Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një burrë 51 vjeç, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas me të cilën ishte në proces divoci dhe dy fëmijëve.

Shërbimet e Komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.B nën akuzat e kundërshtimit të vendimit të gjykatës dhe dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, por u vu në pranga nga Policia nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B., 51 vjeç.

Arrestimi i tij u bë, pasi ky shtetas ka shkuar në banesën ku jeton ajo me dy fëmijët, pasi ishin në proces divorci dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe ndaj 2 fëmijëve.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 51-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi/ Çfarë masash po merr Shqipëria ndaj virusit vdekjeprurës

E teksa koronavirusi po përhapet shpejt në shtetin fqinj Itali, Shqipëria shtrëngon masat ndaj Korona Virusit. Në Portin e Vlorës...

Close