X

Koronavirusi, Bota po i afrohet një pandemie

Nga Fergus Walsh*, BBC

Situata e kombinuar në Korenë e Jugut, Iran dhe Itali tregon se jemi në fazat e para të një pandemie. Kjo nënkupton një shpërthim global, me shtrirjen e koronavirusit në komunitete, në pjesë të ndryshme të botës.

Në secilin prej këtyre vendeve po shohim përhapjen e virusit pa lidhje me Kinën. Përpjekjet për izolimin e virusit në Itali, ngjasojnë me atë që ka ndodhur në Kinë.

Situata në Iran është veçanërisht shqetësuese për shkak se autoritetet shëndetësore thonë se virusi është përhapur në rajone të shumta dhe rasti i parë në Liban është i lidhur me një udhëtar nga Irani.

Nëse do kemi një pandemi, do jetë e rëndësishme të kufizojmë shpejtësinë e përhapjes së virusit.

Nëse vendet do e mbajnë disi nën kontroll deri në fund të dimrit, ekziston një shpresë se temperaturat e ngrohta do e zvogëlojnë kohën e mbijetesës së virusit në ajër, siç ndodh me gripin sezonal. Por kjo mund të mos jetë shumë e sigurt.

*Fergus Walsh është korespondenti i BBC për çështjet mjekësore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
VIDEO/ Rama flet për koronavirusin: Nuk ka të prekur në Shqipëri. Mos dëgjoni gojët e shthurura!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aludimeve për prezencën e personave të infektuar me koronavirus edhe në Shqipëri. Në faqen...

Close