X

U largua nga Barcelona dhe i dhuroi fitoren Romës, talenti: Katalanasit më larguan nga ëndrra


Karlos Perez u detyrua në këtë merkato të lëvizte nga klubi i Barcelonës, ku ishte rritur, për t’u transferuar në Itali tek Roma.

Futbollisti në një intervistë së fundmi, ka theksuar se katalanasit e larguan nga ëndrra e tij, pasi në momentin që arriti ekipin e parë, e larguan nga skuadra dhe nuk arriti ta shijonte eksperiencën.

Sakaq, Perez duket se është ambientuar mirë me Romën, duke qenë se në ndeshjen e fundit me golin e tij i dhuroi fitoren kryeqytetasve.

“Jam një djalosh që ka dhënë gjithçka për Barcelonën prej nga fëmijëria. Ëndrra ime ishte të arrija te ekipi i parë, ia arrita por tashmë erdhi vendimi për të më larguar pa ndonjë motiv.

Dhe, aq më teoër me ndeshjet që kisha zhvilluar. Flasin shumë për të rinjtë dhe në tregojnë të kundërtën. Gjithsesi, nuk kam një imazh të keq për Barçën, i jam falënderues.

Por, nuk më kanë pëlqyer forma si më larguan. Roma? Kisha shumë oferta nga Gjermani, Spanja por edhe klube të tjera në Itali.

Por, Fonseka më telefonoi dhe fola me të. Kur një trajner të telefonon do të thotë se ka besim te ty dhe ia doli të më bindte. E kam parë klubin, skuadrën dhe qytetin. Nuk kam gabuar, jam i lumtur që jam në Romë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dëmtimi i stolave gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana, reagon FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së tifozërisë në ndeshjen Kukësi-Tirana, e cila janë shkaktuar shumë dëme,...

Close