X

“Shumë trauma për vite me radhë”/ Vesa Luma tregon se është bullizuar: Në fakt isha mbyllur brenda në zemër, por më vrau shumë…


Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka treguar së fundmi se kur ka qenë fëmijë ajo është bullizuar. Për të bërë këtë rrëfim ajo u nxit nga video e një djali 9-vjeçar me nanizëm, Quaden, që iu luste nënës së tij t’i jepte një litar për të vrarë veten, pasi u ngacmua në shkollë.

“Edhe pse rasti im ishte shumë ndryshe nga fëmija në fjalë… Deri vonë nuk e kam kuptuar pse, shumë trauma për vite me radhë, të cilat vetëm familja ime është mundur t’i përballojë me mua. Nejse ndonjë rast tjetër do ketë për të folur për këtë temë që në fakt ishte mbyllur brenda në zemër. Por më vrau shumë ajo video.”, ka treguar ajo në rrjetet sociale.

Këngëtarja kishte edhe një mesazh për prindërit. Ajo u kërkoi që të flasin me fëmijët sapo ato të kthehen nga shkolla për të kuptuar çfarë ndodh me ta. “Ju lutem rrini afër fëmijëve dhe flisni shumë me ta, çdo herë, pas çdo dite të shkollës apo kopshtit. Kjo është terapia më e mirë për të kuptuar se çfarë po ndodh me fëmijën dhe shokët e shoqet përreth,”- shkroi ajo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Njeriu ka nevojë për dikë që të jetë i lumtur”/ Ilda Bejleri flet për jetën personale: Kur je single ka një farë interesi….

Ilda Bejleri ka treguar detaje nga jeta saj personale. E ftuar në emisionin “Top Talent”, moderatorja e sportit la të...

Close