X

Përgjigje ndaj deputetit të PS/ ‘Ministria e Drejtësisë, zero rol në Reformën në Drejtësi’

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në LSI, Eriol Braimllari, përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se, ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë rol në Reformën në Drejtësi.

Në përgjigje të deputeti socialist, Ervin Bushati, Braimllari shprehet se, “Ministrja e Drejtësisë është njeri kyç i reformës në Drejtësi” përbën një gënjeshtër të madhe por tregon dhe dëshirën e madhe për ta kapur drejtësinë.

Sipas Braimllarit, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e falsifikimit dhe mashtrimit në shërbim të kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama.

Postimi i plotë i Eriol Braimllarit:

Ministria e Drejtësisë ZERO rol në Reformën në Drejtësi.

Mesazhi i propagandës qeveritare se “Ministrja e Drejtësisë është njeri kyç i reformës në Drejtësi” përbën një gënjeshtër të madhe por tregon dhe dëshirën e madhe për ta kapur drejtësinë.

Deputetin Ervin Bushatin nuk e ka njoftuar njeri se ç’është Reforma në Drejtësi e miratuar në 21-22 Korrik 2016. Reforma u bë për të hequr çdo lloj influence të qeverisë mbi drejtësinë. Ndaj dhe Ministrisë së Drejtësisë në të kundërt të asaj që thotë Bushati, nuk ju dha as një rol, madje ju hoqën të gjitha kompetencat mbi pushtetin gjyqësor.

Qeveria e Edi Ramës duhet të mbajë larg duart nga drejtësia. Ministren e Drejtësisë nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e falsifikimit dhe mashtrimit në shërbim të kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama.

SPAK të mos rrijë më duarlidhur. Shkelësit e ligjit si Ministrja Gjonaj i ka përpara syve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Spahia: Nuk ka mjekë në pikat kufitare, mungesë totale e masave

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ftuar në Fax News, foli në lidhje me rrezikun e përhapjes së koronavirusit...

Close