X

“Nuk do ta bëj më të madh se do dukesha shumë e ekzagjeruar”/ Aulona Musta pas operacionit në hundë, mendon për ndërhyrje në gjoks


Gazetarja Aulona Musta ka treguar në emisionin “Ftesë në 5” se ka bërë operacion hundën e saj. Ajo është shprehur se këtë vendim e mori pasi donte që të ndihej më mirë me veten e saj. Madje, gazetarja ka rrëfyer se dëshiron të bëjë ndëhyrje edhe në gjoks, pas lindjes së fëmijës së dytë.

“Dy gjëra që unë gjithmonë kam menduar që t’i bëja. E para ka qenë hunda dhe i dyti ka qenë gjoksi. Ndoshta do e bëj nëse bëj ndonjë fëmijë të dytë, jo për ta bërë të madh se do dukesha shumë e ekzagjeruar, thjesht mbase ndonjë rregullim, se kur i jep fëmijës qumësht deri në 1 vjeç e pak…ke nevojë për ca ngritje”, është shprehur Aulona Musta.

Komentet në rrjet ndaj gazetares pas operacionit në hundë kanë qenë të shumta, ku nga fansat i është theksuar se gjithmonë ajo prezantohej si ‘pa komplekse’, por tashmë bëri një ndëhyrje në fytyrë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
“Shumë trauma për vite me radhë”/ Vesa Luma tregon se është bullizuar: Në fakt isha mbyllur brenda në zemër, por më vrau shumë…

Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka treguar së fundmi se kur ka qenë fëmijë ajo është bullizuar. Për të bërë këtë...

Close