X

Ndeshje e veçantë për CR 7, sot hera e 1000-të, që do të zbresë në fushë


Juventusi zbret ditën e sotme në fushë për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.

Bardhezinjtë përballen në transfertë me SPAL-in e Etrit Berishës, ndërkohë që hapat fals janë të ndaluar duke qenë se Lacio dhe Interi janë aty për të përfituar.

Sakaq, e sotmja do jetë një ndeshje speciale për Kristiano Ronaldon. Portugezi ka koleksionuar deri më tani 999 ndeshje dhe sot do jetë hera e 1000-të, që do të zbresë në fushë.

Mes rekordeve, çmimeve individuale, trofeve me klubet dhe kombëtaren, sot 35-vjeç, luzitani vazhdon të mbetet i njëjti në dëshirën për t’u përmirësuar.

Madje, edhe në sfidën e sotme do ketë mundësinë të vendosë një rekord teksa mund të barazoj dy legjenda të Serisë A si Kualjarela dhe Batistuta të cilët ia kanë dalë të shënojnë në 11 ndeshje radhazi.

Për momentin, sulmuesi i Juventus është ndalur në kuotën e 10 ndeshjeve dhe sot do provojë të shënoj emrin e tij mes më të mirëve në historinë e elitës së futbollit në Itali.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Bajerni triumfon përballë Paderborn, Levandovski shënon në fund përballë Gjasulës

Bajern Mynih ka vazhduar të kryesojë i shkëputur Bundesligën pas një suksesi të rëndësishëm 3-2 mbrëmë përballë Paderborn. Por bavarezëve...

Close