X

Kur koncesionet cënojnë sigurinë kombëtare

Nga Klodian Tomori

Para tre apo katër vjetesh ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja shpalli nismën për të dhënë me koncesion laboratorët e analizave në spitalet publike të vendit. Ky ishte i fundit ndër 4 koncesionet që çmontuan totalisht shërbimin shëndetësor publik në Shqipëri. Nejse.

Nga tenderi deri tek nenshkrimi i kontrates u deshen tre vjet per shkak te falsifikimeve dhe paligjshmerive. Njera nga kompanite e konsoricumit fitues te koncesionit ishte fantazme dhe nuk ekzistonte. Banka Boterore, me sakte IFC ne rolin e konsulentit beri nje sy qorr perballe parregullsive dhe dha miratimin per te vazhduar me koncesionin. Madje mori dhe tarife konsulence disa milione euro per keshillat e vyera qe dha.

Kontraten e koncesionit e nenshkroi ministrja aktuale e shendetesise Ogerta Manastrliu. Qershia mbi torte ishte se vlera e koncesionit u rrit nga 70 milione euro ne 115 milione euro.

Dje, shefi i kardiologjise ne QSUT, Evdin Prifti denoncoi publikisht se Shqiperia nuk mund te kryeje dot analizat per koronovirusin per shkak se konncesionari i laboratoreve nuk ofron PCR-ne, tekniken e diagnostikimit qe percakton te prekurit nga virusi.

Dmth situata eshte kjo. Shteti nuk ka me asnje laborator per te kryer analizat ne spitalet publike se ja ka dhene me koncesion privatit. Privati nuk e sheh te arsyeshme te ofroje analizen e koronavirusit se thote nuk e kam te parashikuar ne kontraten e koncesionit.

Ky është cënim i rëndë i sigurisë kombëtare. Shikoni si vret babëzia dhe papërgjegjshmëria. Të moçmit thonë një fjalë: “Të gjitha këputen kur hollohen. Vetëm zullumi këputet duke u trashur”

Tani ose kapeni prej fyti koncesionarin e laboratorëve dhe detyrojeni të ofrojë analizën e diagnostikimit të koronavirusit ose rishtetëzoni urgjentisht laboratorët për cënim të sigurisë kombëtare.

Pas kësaj, të gjithë ju që keni gisht në këtë punë shkoni jepni llogari dhe sqarohuni atje ku duhet të sqaroheni. Nuk koncesionohen jetët e njerëzve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
‘’Shqiptarët të reagojnë për të mbrojtur shtetin’’, Meta publikon mesazhin e këshilltarit të Merkel: Paratë e europianëve për Reformën në Drejtësi janë tretur

Këshilltari i ekonomik gjerman pranë CDU të Angela Merkel, Martin Henze, ka dalë në mbrojtje të Presidentit Ilir Meta duke...

Close