X

Koronavirusi/ Shehaj, thirrje qeverisë të kontrollojë hyrjet në kufi: Jetët e njerëzve janë të shtrenjta

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i bëri thirrje qeverisë të lërë propagandën, por të marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri.

“Ne jemi vend shumë i papërgatitur për fatkeqësi natyrore dhe epidemi, kemi shumë më pak burime dhe infrastrukturë të varfër shëndetësore, ndaj duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm se të gjithë për të parandaluar”, shkruan Shehaj në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, qeveria duhet të vendosë kontrollin e detyrueshëm të temperaturës për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, sikurse bëhet në shumë aeroporte dhe porte të botës.

Mesazhi i plotë

Qeveria duhet ta marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri. Më së paku, ajo duhet të vendosë kontrollin e detyrueshëm të temperaturës për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri, sikurse bëhet në shumë aeroporte dhe porte të botës.

Është një masë minimale e domosdoshme. Lereni propagandën se jetët e njerëzve janë më të rëndësishme se karriget e stadiumit me kullë. Ne jemi vend shumë i papërgatitur për fatkeqësi natyrore dhe epidemi, kemi shumë më pak burime dhe infrastrukturë të varfër shëndetësore, ndaj duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm se të gjithë për të parandaluar.

Qeveria duhet ta marrë masa urgjente për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri. Më së paku, ajo duhet të…

Posted by Agron Shehaj on Saturday, February 22, 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga, dy të vdekur në Gramsh

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gramsh me dy të vdekur. Nga të dhënat paraprake...

Close