X

FOTO/ Haxhi Memolla pësoi infarkt në stadium, momentet e fundit të jetës

Përmes fotove tregohet momenti kur kryebashkiaku i Rrogozhinës Haxhi Memolla, i cili ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ka dalë nga stadiumi për të pirë kafe.

Memolla kishte shkuar në Peshkopi për parë ndeshjen Korabi-Egnatia.

Gjatë pushimit të ndeshjes, ai është ulur në kafe me kreun e bashkisë së Dibrës ku ka shfaqur probleme shëndesore. Ai është dërguar me urgjence në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Kryebashkiaku u transportua në spital dhe rreth orës 15:00 ku ndërroi jetë. Lajmi konfirmohet nga mjekët e urgjencës të spitalit të Dibrës.

Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Rrogozhinës nën siglen e PS-së në votimet e 30 qershorit 2019. Më herët Memolla ka qenë n/kryetar i kësaj bashkie. /abcnews.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zv.ambasadori i OSBE-së, Robert Wilton: Jam i befasuar me shqiptarët që nuk protestojnë, nuk ngrenë zërin

Në një intervistë për Abc News, zv.ambasadori i OSBE, Robert Wilton thekson domosdoshmërinë esenciale të shoqërisë shqiptare për të ngritur...

Close