X

Zef Deda tregon incidentin e natës së parë të martesës: “U tmerrova, dikush me hyri në shtrat”


Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare, Zef Deda ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze dielli”.

Në një intervistë plot humor, ai ka treguar për karrierën e tij të gjatë në ekranin shqiptar dhe me nostalgji ka folur edhe për martesën dhe bashkëshorten.

Zefi ka treguar se bashkëshortja e tij, Roza është mbështetja më e madhe që ka në jetë dhe se që ditën e parë të martesës i ka treguar se humori dhe shakatë e tij nuk kanë kufij.

Aktori ka treguar incidentin që krijoi vetë në ditën e parë të martesës dhe na shkriu së qeshuri.

“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bëllëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”, ka treguar Zef Deda.

Nga martesa e tij, Zef Deda ka dy djem, Marjanin dhe Julian Dedën. Talentin e tij në aktrim e ka trashëguar tek djali i tij, Juli, i cili aktualisht është pjesë e “Klanifornia”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
VIDEO/ Ja pse Ronela Hajati dhe Young Zerka fshehën historinë e dashurisë

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” këngëtari Young Zerka ka folur dhe për lidhjen e tij të gjatë prej pesë...

Close