X

Trafiku i mbetjeve nga Italia, ekspertët: Lëndë e rrezikshme, shkakton kancer. Autoritetet të hetojnë

Mbetjet e rrezikshme që u kapën në Vlorë, sipas specialistëve, përbejnë rrezik te shtuar për qytetarët shqiptarë dhe se vendi ynë nuk ka infrastrukturën për të asgjësuar mbetje të tilla. Ndërsa theksojnë se, në kushtet që ndodhet Shqipëria, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Ambientalisti, Sazan Guri, shpjegoi për News24 rrezikshmërinë e kësaj lënde për organizmin e njeriut.

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në rubrikën “Opinion” në News24, shpjegoi se kjo lëndë e rrezikshme ka qenë në kohën e komunizmit e pranishme në vendin tonë. Ndërsa, akuzoi Italinë se në shkelje të ligjit ka lejuar kalimin e kësaj lëndë të rrezikshme.

Ish-ministri deklaroi se prokuroritë e të dyja vendeve, shqiptare dhe italiane, duhet të merren seriozisht me këtë çështje, duke parë me kujdes edhe historikun e importit të këtyre mbetjeve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi/ Bllokohet treni Romë-Leçe: Një pasagjer në bord shfaqi simptoma të dyshimta

Pasagjerët mbahen në kontroll dhe sheshi i stacionit drejtohet nga patrullat e policisë dhe disa oficerë me maska kanë hipur...

Close