X

Paralajmërimi i Agjensive të Inteligjencës në SHBA: Rusia po tenton të ndihmojë Trump të rizgjidhet president


Agjencitë e Inteligjencës së SHBA-së kanë paralajmëruar se Rusia po tenton që të ndihmojë presidentin Trump që të rizgjidhet në nëntor, raportojnë mediat amerikane.

Komentet janë bërë gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura në Komisionin e Inteligjencës në 13 shkurt.

Lidhur me këtë çështje presidenti Trump, duket se është “trembur”, pasi ndërroi edhe shefin e Inteligjencës, Joseph Maguire, ditën e martë.

Trump lajmëroi më herët këtë javë se Joseph Maguire do të zëvendësohet nga Richard Grenell, ambasadori amerikan në gjermani dhe një besnik i Trump.

Zyrtarët e Inteligjencës amerikanë thanë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në mbështetje të fushatës së Trump-it, duke shkaktuar kaos në procesin zgjedhor amerikan.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Bilanc tragjik nga koronavirusi, 2236 të vdekur dhe mbi 75 500 persona të prekur

Vazhdon të shkaktojë viktima koronavirusi. Numri i të vdekurve në mbarë botën ka shkuar në 2236, ndërsa i atyre të...

Close