X

Media italiane: Interi ka gati ofertën për Marash Kumbullën


Interi duket i vendosur për të transferuar Marash Kumbullën në merkaton e verës.

Zikaltrit janë impresionuar nga paraqitjet e 20-vjecarit shqiptar i cili luan me fanellën e Hellas Veronës në Serie A.

Siç raporton e përditshmja veroneze “L’Arena”, zikaltërit janë të gatshëm të sakrifikojnë dy të rinjtë e skuadrës së tyre, sulmuesin 17 vjeçar Sebastjano Esposito dhe mbrojtësin 20 vjeçar Alesandro Bastoni.

Të dy lojtarët kanë qenë pjesë të ekipit A me Interit dhe janë dy talente të cilët italianët pretendojnë shumë në të ardhmen.

Ndërkohë klubi i Veronës për ta lënë të lirë Marash Kumbullën kërkojnë të paktën 30 milionë Euro, gjithmonë nëse nuk do të ketë futbollistë të huazuar në tratativa.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Europa League/ Fitojnë Roma dhe Arsenal, Wolves dhe Basel të papërmbajtshme!

Roma mjaftohet me një fitore minimale në sfidën e parë të raundit të 1/16-ave të Europa League ndaj belgëve të...

Close