X

Koronavirusi/ Bllokohet treni Romë-Leçe: Një pasagjer në bord shfaqi simptoma të dyshimta

Pasagjerët mbahen në kontroll dhe sheshi i stacionit drejtohet nga patrullat e policisë dhe disa oficerë me maska kanë hipur në vagonat e trenit në kërkim të një udhëtari me simptoma të dyshimta, raporton “Quotidiano di Puglia”.

Ende nuk është e qartë nëse burri po kthehej nga një udhëtim në Kinë.

Megjithë tensionin mes të pranishmëve, në stacion ka vetëm patrulla policie dhe nuk ka ambulanca.

Nuk përjashtohet mundësia që ky të ishte një alarm i rremë lidhur me shqetësimin në rritje për shtimin e rasteve në të gjithë Italinë.

Në fakt, ASL nuk konfirmon ndonjë rast të dyshimtë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Denoncimi/ Minarolli: Punësimi i bashkëshortes së Erion Veliajt në OST, babëzi dhe vjedhje

Pas denoncimit të publikuar sot nga portali "Boldnews", që fliste për punësimin e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj,...

Close