X

Italia në alarm nga koronarovirusi/ 17 të prekur në 24 orë, në karantinë qyteti me 50 mijë banorë

Dy muaj pas regjistrimit të rastit të parë në Wuhan të Kinës, koronavirus shpërthen edhe në Itali. Janë 17 të prekur të identifikuar në 24 orët e fundit. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa të prekurit janë regjistruar në Lombardi dhe Veneto, por janë qindra të tjerë që kanë pasur kontakte me këta persona dhe po presin në ankth analizat.

Qyteza e Lodi me 50 mijë banorë është futur në karantinë dhe banorët po qëndrojnë në banesat e tyre. Në Piaçenca kanë ndaluar të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore. Rastet e reja janë 2 në Veneto dhe 15 në Lombardi, citon lapsi.al. Një 38-vjeçar është në gjendje të rëndë në terapi intensive. Pak javë më parë ai kishte ngrënë darke me një mikun e tij që sapo ishte kthyer nga Kina.

Pozitive me virusin është edhe bashkëshortja e 38-vjeçarit e cila është shtatzënë në maternitet. Pozitiv është edhe një tjetër person që kishte luajtur sport me 38-vjeçarin, një kolege e tij në punë si dhe mjeku që e kishte vizituar, por për këtë të fundit nuk dihet nëse është me koronavirus.

Kryeministri Konte urdhëroi izolimin e të gjithë personave që kishin pasur kontakte me të prekurit. Deri tani janë 250 persona në karantinë, por numri mund të rritet. Autoritetet po punojnë të zbardhin listën e personave që kanë pasur kontakte me të prekurit.

Vetëm 38-vjeçari ka takuar ditët e fundit 120 kolegë në punën e tij, 70 mjekë dhe infermiere që e kanë vizituar pa u konfirmuar koronavirusi, 80 persona të rrethit të ngushtë familjar si dhe 40 të tjerë në skuadrën e vrapimit. Në gjendje të rëndë janë edhe 2 të moshuar në Veneto.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Trafiku i mbetjeve nga Italia, ekspertët: Lëndë e rrezikshme, shkakton kancer. Autoritetet të hetojnë

Mbetjet e rrezikshme që u kapën në Vlorë, sipas specialistëve, përbejnë rrezik te shtuar për qytetarët shqiptarë dhe se vendi...

Close