X

Italia në alarm, gjashtë raste të tjera me koronavirus, mbyllen shkollat, baret dhe restorantet

Italia ka shënuar gjashtë infeksionet e para të koronavirusit, një 38 vjeçar banor i Codogno dhe i lindur në Castiglione d’Adda, në provincën e Lodi, i shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje në Codogno, i testuar pozitiv për testin e koronavirusit është në gjendje të rëndë.

Të infektuar janë gjithashtu edhe gruaja e tij shtatzënë në muajin e tetë si dhe një mik i 38 vjeçarit, të dy të shtruar në izolim në Sacco në Milano. Të gjithë pacientët kanë pneumoni të rëndë, ndërsa gruaja e 38-vjeçarit është në një situatë më pak të rëndë.

Por kanë rezultuar pozitiv pas testeve edhe gjashtë raste në Lombardi ku 250 persona janë vendosur në izolim pasi kanë patur kontakt me 38 vjeçarin dhe do t’i nënshtrohen testeve teksa 150 prej tyre kanë patur “kontakte të ngushta”.

“Të gjithë qytetarët e Castiglione d’Adda, Codogno dhe Casalpusterlengo janë të ftuar, si masë paraprake, të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktet sociale“, kjo është këshilla që është dhënë nga këshilltari rajonal Giulio Gallera.

Komuna e Codogno ka nxjerrë edhe dy urdhëra të tjerë “të përkohshëm dhe paraprake”: mbylljen e shkollave, bareve, restoranteve, vendeve publike në përgjithësi (disko, dhoma bilardo) dhe zyrat komunale për emergjencën shëndetësore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Sulmet në Gjermani/ Shtohen masat e sigurisë pas incidenteve të rënda

Gjermania do të vendosë forca shtesë policore për të mbrojtur xhamitë, stacionet hekurudhore, aeroportet dhe vendet e tjera të ndjeshme,...

Close