X

Denoncimi/ Minarolli: Punësimi i bashkëshortes së Erion Veliajt në OST, babëzi dhe vjedhje

Pas denoncimit të publikuar sot nga portali “Boldnews”, që fliste për punësimin e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, Ajola Xoxe, si këshilltare e Jashtme në Operatorin e Sistemit të Transmetim (OST), ka ardhur dhe reagimi i fortë i Partisë Demokratike.

Ervin Minarolli, përmes një postimi në Facebook, shprehet se ndër të tjera se babëzia e Erion Veliajt nuk njeh limite.

Postimi i plotë i Ervin Minarollit:

Babëzia e Erion Veliajt nuk ka fund! Nuk e ngopin lejet e ndërtimit, nuk e ngopin tenderat qindra milionë euro, nuk e ngopin koncesionet që firmos, por do që të përfitojë edhe nga fondi i pagave të kompanive shtetërore.

Media online Boldnews zbuloi sot se Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, ka nisur punë si këshilltare e jashtme në Operatorin e Sistemit të Transmetimit me një rrogë shumë te lartë prej 1 milion e 200 mijë lekë në muaj. Emërimi i saj është bërë nga ish drejtori i Policisë Bashkiake të Erion Veliajt, i cili tani është në krye të një prej kompanive më të rëndësishme shtetërore, OST-së, që qarkullon rreth 40 milionë euro në vit.

Askush nuk e beson që Ajola Xoxa është aty për aftësi të veçanta dhe mund të japë këshilla më të mira sesa ndonjë jurist tjetër. Ku vë dorë Erion Veliaj, diçka ka për t’u vjedhur!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Lojë propagandash dhe “dyluftimi” Edi vs Luli -Buletini ditor nga fronti!

Nga Alba Mborja Lojtari Rama Kryeministri Rama çdo mëngjes e nis ditën duke u shpjeguar shqiptarëve sfidat, arritjet, përjetimet, mendimet...

Close