X

Zëdhënësi i Metës ironizon analistët: Nuk mund t’i ndalojmë qentë të lehin. Edhe kafshët kanë të drejta!

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka publikuar një status mjaft ironizues, ndaj disa analistëve, që komentuan veprimet e Presidentit në studio të ndryshme televizive.

“Nuk mund t’i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!”, shkruan Blushi për analistët, megjithëse duket se statusi i drejtohet më tepër analistit Baton Haxhiu, duke qenë se ka disa referenca për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Në emisionin “Opinion”, Baton Haxhiu deklaroi se Ilir Meta po i bën shantazh opozitës dhe se mund të kemi një koalicion Rama-Basha.

LEXO EDHE:

Baton Haxhiu: Meta shantazhon opozitën, mund të ketë koalicion Rama-Basha. Bejtja: Mos bëj llaka-llaka kot o burrë…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Policia e Tiranës operacion kundër lojërave të fatit, kontrolle në lokale, disa të shoqëruar

Policia e Tiranës po zhvillon një operacion kundër lojërave të fatit. Strukturat e anti-krimit ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në disa...

Close