X

Video/ Messi bën merkaton e Barcelonës: “Lautaro spektakolar, më pëlqen të kthehet edhe Neymar”


Në kulmin e kaosit tek Barcelona, Lionel Messi mendon edhe për merkaton. Ndoshta pikërisht është moment që argjentinasi të marrë një dëshirë të plotësuar, që mund të qetësojë gjendjen e klubit. Mesazhet të qarta ka dhënë Pleshti për klubin, në lidhje me merkaton e verës së ardhshme. Elozhe për Lautaro Martinez, me të cilin shpreson të ndajë fushën jo vetëm në kombëtare, por edhe për Neymar.

“Lautaro është spektakolar, impresionues, do të bëhet lojtar i madh e po e tregon – përcakton Messi për sulmeusin e Inter – Èshtë i aftë në një kundër një, shënon shumë, lëviz mirë në zonë. Ka kualitet, është i kompletuar. Ngjan shumë me Suarez. Të gjithë lojtarët e mirë adaptohen të luajnë me njëri tjetrin. Luis mund ta ndihmojë të adaptohet. Dua të vijnë të gjithë e të provojmë të fitojmë gjithcka”.

I do të gjithë Messi e sidomos rikërkon Neymar, pavarësisht një lamtumire jo të bukur në 2017: “Më pëlqen shumë që Neymar të kthehet, është një ndër më të mirët në nivel sportiv. Një person zbavitës, gjithnjë kënaqet, zbavitet brenda e jashtë fushës. U munduam ta bindnim të qendronte, është normale që mënyra si iku nuk i pëlqeu klubit. Por ka dëshirë të kthehet, gjithnjë e ka pranuar se është penduar”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Historike/ Ilija Iviç bëhet lojtari i parë serb te Kombëtarja e Futbollit të Kosovës

Një shtatëmbëdhjetëvjeçar nga Graçanica është bërë i pari serb i Kosovës që do të luajë në ekipin kombëtar për skuadrën...

Close