X

VIDEO/ Studenti i ndërpret fjalën Ramës në Pallatin e Kongreseve, ja momenti kur truprojat e nxjerrin jashtë me forcë

Është kthyer në traditë tashmë. Sa herë ka grumbullim njerëzish, pavarësisht eventit, dhe për më tepër kur është i pranishëm edhe kryeministri, nuk mungojnë thirrjet “Rama ik”.

Pas shesheve, rrugëve dhe stadiumeve, sot i erdhi rradha studentëve të Mjekësisë, të cilët gjatë ceremonisë së diplomimit, janë përplasur me shefin e mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.

Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.

“Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla, ndërsa apeli i tij u shoqërua me thirrjet në kor “Rama ik” dhe duartrokitje, që e nervozuan dhe sikletosën jo pak kryeministrin.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha ai pasi dëgjoi studentin.

Menjëherë pas debatit në distancë mes studentit dhe Ramës, forcat e sigurisë së Kryeministrit kanë bërë menjëherë shoqërimin jashtë Pallatit të Kongreseve, studentin që guxoi të ndërhynte gjatë fjalës së Edi Ramës.

Momenti kur studenti nxirret jashtë nga truprojat e Ramës:

I ndërpreu fjalën, truprojat e Ramës nxjerrin përdhunshëm jashtë studentin

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Jeudi 20 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
U arrestua në Itali për trafikun e 120 milionë eurove kokainë, kush është 42 vjeçari nga Mirdita (Emri)

Dy ditë më parë, autoritetet italiane arrestuan një 42 vjeçar shqiptar, i akuzuar për trafikimin e rreth një ton e...

Close