X

“Unë t’i ktheva për mirë, të mora për mik”- Avokati “korrupton” qytetarin, i jep gjysmat e lekëve që mori për prokurorin

Një avokat në Peshkopi është denoncuar se ka arritur që të “korruptojë” një qytetar duke i kthyer gjysmat e lekëve që i mori për t’ia dhënë prokurorit.

Denoncimi u bë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndërsa avokati i ka mbajtur gjysmat e tjera me pretendimin se “të kam mbaruar punë me prokurorin”.

Ka qenë një qytetar nga Peshkopia që u ankua për avokatin, i cili tha se disa javë më parë kishte pasur një konflikt me disa persona, ku pas sherrit përfundoi në prangat e policisë. Madje, ai u shpall në kërkim policor.

“Para se të më arrestonin, takova avokatin Ismail Uka që më kërkoi 1 milionë lekë që të më mbyllej dosja. Lekët i donte për prokurorin që mos të shkoja në gjykatë për masë sigurie” tha qytetari. Më tej shtoi se para avokatit nuk ka dhënë ndonjë prokurë, por vetëm i ka dhënë lekët dhe asgjë tjetër.

“Ky më tha mua thjesht do kap prokurorin që t’i jap lekët të të mbaroj punë. Të më hiqte akuzën, akuza s’më është hequr. Unë me ata miqtë e mi jam pajtu, s’kam pasur as një gjë. Ky avokati mori lekët dhe thotë kam paguajt. Ai s’më erdhi as në polici. Në komisariat qëndrova 1 natë, nga ora 10 deri në mëngjes. Të nesërmen u mbyll çështja. Nuk shkova në gjykatë, as për masë sigurie. S’ishte për tu vajt atje” pohon qytetari, i cili ka një kërkesë që persona të tjerë të mos bien në grackën e këtij avokati.

Pas ankesës, qytetari i shkon në zyrë avokatit. Pa u sqaruar mirë, avokati nxjerr 500 mijë lekë të vjetra dhe ia kthen qytetarit. “Këto që po mbaj s’janë kot. Unë ti ktheva për mirë. Unë e di nëse të kam bërë apo s’të kam bërë punë, se tani je i lirë se ishe në kërkim policor” i thotë avokati. Më tej vijon se “mos të isha marrë me çështjen, ti nuk dilshe prej aty (burgut). Po shko tani se s’mund ti dëftoj krejt llafet ty se s’janë për dëftu. Nuk janë për të tregu krejt llafet, shko tani”.

Ndërkohë, qytetari që nuk ishte i bindur nga fjalët e avokatit, i shkon sërish në zyrë. Kësaj herë, avokati i thotë se “je liruar me urdhër të prokurorit Rifat Kojku. Ai të ka liruar, jo unë”.

***

TAKIMI I PARË ME AVOKATIN

Avokati – Ça bone ti (e takon te dera e zyrës)?

Qytetari – Unë ç’ashtu. Ça bone ti?

Avokati – Gjysmën e lekëve do ti kthej, gjysmën janë puna. Dakord?

Qytetari – Gjysmat e lekëve janë…?!

Avokati – Puna që ashtu…

Qytetari – Këtu janë… pa ba asnjë gja

Avokati – Tani asnjë gja unë nuk…

Qytetari – E mirë a ok!

Avokati – Dakord? Erdhën porositë, erdhi …, erdhe ti. U mora me atë punë, shkova bisedova. Gjërat i mora për mirë. Tani ti s’do, mos don, bëj çfarë të duash. Këtu ke 500 mijë lekë (i kthen lekët).

Qytetari – 500 mijë?

Avokati – Numëroji. Gjysmën. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10.

Qytetari – Tani ato lekët kujt ja janë, të tujat apo i ka marrë prokurori?

Avokati – Mos u merr me atë punë.

Qytetari – Duhet të merrem unë.

Avokati – Nuk tregohen ato gjëra.

Qytetari – Si s’tregohen?

Avokati – Ato ti ke zënë një avokat, avokati di vetë ça bën.

Qytetari – 500 mijë lekë kot mas koti.

Avokati – Kot s’janë ato. Unë ti ktheva për mirë. Se unë as po prish kontratë pune, lekët s’ti kam vjedh, ke ardh i ke sjell vetë.

Qytetari – Po s’ke bërë punë o Ismail.

Avokati – Një sekondë njëherë. Atë kam bërë s’kam bërë punë, atë s’ma thua ti kam bë s’kam bërë punë. Se je i lirë, ishe në kërkim policor. Tani je i lirë. Dakort?

Qytetari – Po.

Avokati – Shko në punën tënde mik, ta bëra për mik. Se nuk ti kthej më çato lekë, se unë të mora për mik. Se unë nuk po heq dorë nga mbrojtja, po heq ti dorë. Megjithatë unë të kam mik, shko njëherë.

Qytetari – O mik, në rast se ti do me ndejt mik me mua në rregull, në rast se nuk dojshe, unë ta thashë edhe njëherë. Tani, a mund ta di unë…

Avokati – Shko…

Qytetari – Unë du me e dit, këto lekë se unë kam 500 mijë lekë o Ismail.

Avokati – Më ke zënë mu.

Qytetari – 500 mijë lekë pa u ba asnjë gja.

Avokati – Më ke zënë avokat dhe unë u mora me atë çështje.

Qytetari – O zotëri, s’je marrë me çështjen.

Avokati – Edhe njëherë, jam marrë me çështjen o … se mos të isha marrë me çështjen, ti nuk dilshe prej aty (burgut). Po shko tani se s’mund ti dëftoj krejt llafet ty se s’janë për dëftu. Shko tani se kaq po të them. Nuk janë për të tregu krejt llafet, shko tani. E ndahemi me aq.

Qytetari – Unë për ti marrë lekët do ti marr Ismail, këtë ta dish mirë.

Avokati – O mik shko tani se për mik ti dhashë ato lekë, shko tani. E mbaruam atë pjesë, shko tani. Shko…

Qytetari – A i do edhe këto or ti (i drejton 500 mijë lekshin që i ktheu avokati)?

Avokati – Jo nuk i du! Ti thashë vetë për mik.

Qytetari – Mi dhe vetë ëëë?

Avokati – Po, për mik!

Qytetari – Ok. Hajt!

***
TAKIMI I DYTË ME AVOKATIN

Qytetari – Po mirë mo se më ngeli pak hatri mo burrë, si shkoi kjo puna mund të ma sqarosh pak.

Avokati – Ça mund të sqaroj!

Qytetari – Po ma sqaro Ismail.

Avokati – Ça sqarimi do?

Qytetari – Si shkoi se janë 500 mijë lekë or ti.

Avokati – 500 mijë lekë janë që mua më ke zënë avokat deri në momentin e sotshëm.

Qytetari – Or ti zotni, se unë tani po të them edhe një gja. A të mora unë në telefon, a më the ti mos jep detaje. Unë tani po të pyes si njeri. Unë po të them çfarë është ky, se je tu më marrë 500 mijë lekë, edhe ti mua do të më sqarosh.

Avokati – Ja do të sqaroj, mbi bazën e kallëzimit.

Qytetari – Si e kishte (emrin prokurori)?

Avokati – Rifat Kojku.

Qytetari – Ma shkruaj pak me letër.

Avokati – (I shkruan në letër emrin e prokurorit). Këtij i ka ra për ta hetuar çështjen tënde.

Qytetari – Me një fjalë…

Avokati – Ai është prokurori çështjes që ke aty (në letër).

Qytetari – Tani këtë 500 mijë lekëshin e ke mbajt ti këtë?

Avokati – Po, është puna ime.

Qytetari – Që ti s’ke bërë asnjë lloj pune.

Avokati – Kam ba, s’kam ba, je i lirë sot. S’je në kërkim.

Qytetari – Unë s’jam prej teje.

Avokati – Edhe njëherë, unë do të jap urdhrin e kërkimit, edhe urdhrin që ke qenë në kërkim.

Qytetari – Po atë s’ke lidhje ti me këtë gja. Ti pse s’erdhe në polici kur të mora unë? Këtë gja ma shpjegon ti mu.

Avokati – Unë isha në gjyq, të thash mos jep deklarime pa qenë unë aty.

Qytetari – Unë prej teje isha në burg.

Avokati – Edhe njëherë, të kam thënë mos jep deklarime.

Qytetari – Unë prej teje isha në burg.

Avokati – Mos fol more se ishe në kërkim policie. Për policinë ishe në burg.

Qytetari – A të kam avokat personal more?

Avokati – Për policinë ishe në burg. Të shpalli në kërkim, të erdhi te shtëpia të I…, të kapi, të futi brenda. Kur erdhi pastaj puna më të mbajt brenda, kur mori në telefon prokurorin e çështjes i tha jo, do ta ndjekësh në gjendje të lirë.

Qytetari – Edhe më qite ti?

Avokati – Prokurori të ka qit, jo unë. Prokurori!

Qytetari – Cili prokuror?

Avokati – Rifat Kojku.

Qytetari – Rifat Kojku, je i sigurt?

Avokati – Po, 100 %.

Qytetari – 100 %?

Avokati – 200.

Qytetari – S’ka me dal kështu.

Avokati – Unë po të them 100…

Qytetari – S’ka me dal kështu.

Avokati – Ka me dal.

Qytetari – Mos me dal mendohu mirë.

Avokati – Nëse s’del atëherë mbaj unë përgjegjësi.

Qytetari – A do e mbash ti?

Avokati – E mbaj unë. Nëse s’është kshu prokurori i çështjes, do të vish te unë.

Qytetari – Ok.

Avokati – Do të jap unë llogari.

Qytetari – Ja kalofsh mirë.

/Top Channel/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
S’u ndje mirë në klasë, 19-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë teksa ndodhej në klasë pasi ndjeu një shtrëngim në kokë e në gjoks. I...

Close