X

Shkullaku: Rama le ta zgjedhi Presidentin tek Ura e Tabakëve, Meta të dorëhiqet

Përplasja mes Presidentit dhe qeverisë në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe më së fundmi ndryshimi i ligjit për betimin e magjistratëve të lartë, kanë shtuar ndjeshëm ‘fërkimet’ mes Metës e Ramës.

I ftuar në emisionin Opinion, analisti Armand Shkullaku ka deklaruar se ‘rilindja’ dhe kryeministri Rama po bëjnë çmos për kapjen e të gjithë sistemit të drejtësisë. Në kushtet e mungesës së një Gjykate Kushtetuese funksionale, Shkullaku i qëndroi mendimit se Presidenti Meta duhet të japë dorëheqjen, ndërsa ironizoi Ramën duke thënë se qeveria e tij më tutje mund ta zgjedhë një President nga Ura e Tabakëve (ironi për mënyrën sesi gjyqtarja Arta Vorpsi, e mbështetur nga parlamenti, tentoi të legjitimojë betimin për në Kushtetuese).

Armand Shkullaku, gazetar: Po shikoj që debati po spostohet se çfarë do bëjë Meta. Ai po reagon, po kundërvepron ndaj një gjëje që ne e shikojmë dhe jemi shtruar pa na bërë përshtypje. Kemi një pushtet që i ka marrë të gjitha dhe do të marrë Presidencën. Sot doli një fakt, që ditë të shtunë administrata punën. Këta nuk punojnë ditët e javës por të shtunën botojnë një dekret në fletoren zyrtare. Po të isha si meta unë ikja. Atij ia kanë rrëmbyer kompetencat, ne Ilir Metën aty e kemi. Meta sot ka një pozicion denoncues, ka dhe një lloj ndikimi tek Komisioni i Venecias sepse nuk vjen nga rruga. Meta nuk e frenon dot regjimin e Edi Ramës. Nuk mund ta shpërndajë parlamentin, ashtu siç është kemi një parlament e di ti… Ata nesër zgjedhin një President tek Ura e Tabakëve dhe Meta nuk ka se çfarë bën. Meta nuk e frenon dot duke qenë aty.

Kujtojmë se Presidenti përcolli këtë të enjte një sërë dokumentash ku sipas tij faktoheshin disa shkelje ligjore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Ministrisë së Drejtësisë mbi mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses. Në përfundim të konferencës, e dyta në rradhë gjatë dy ditëve, Meta deklaroi se më 2 mars qytetarët të dalin në tubimin e thirrur prej tij, që Shqipëria të mos mbetet ‘mavi’.

Tensionet mes Presidencës dhe qeverisë janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, fill pas votimit nga ana e qeverisë të një ligji që ndryshon procedurat mbi betimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Qeveria ka futur në ligj (ndryshim në paketën e reformës në drejtësi) që në rast se Presidenti refuzon betimin e një gjyqtari, të mund të ketë një mekanizëm zhbllokues, ku anashkalohet pikërisht betimi tek Kreu i Shtetit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shpërthen aktori-analist Laert Vasili: Brukseli është i dashuruar me Ramën, i dhanë mandatin e tretë!

Aktori Laert Vasili, i cili shërben gjithashtu si analist politik në emisionin e Artur Zhejit në Ora News, ka shpërthyer...

Close