X

Rashica drejt kalimit te Liverpuli, shikoni shifrën e çmendur që do të fitonte Vushtrria


Milot Rashica po tregon një formë të shkëlqyer te Verder Bremen, teksa me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Një nga klubet që interesohet për të marrë shërbimet e sulmuesit kosovar, është Liverpuli. Thuhet se lojtari pëlqehet shumë nga trajneri Klop, i cili e do atë në skuadrën që drejton.

Shuma që anglezët duhet të derdhin në arkat e Verderit është 38 milionë euro, një shumë kjo e përballueshme për Kampionët e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar. Megjithatë përveç Verderit, një shumë të majme nga ky transferim do të fitonte edhe Vushtrria, ekip ku Rashica qëndroi nga 2010 deri në 2015.

Me rregullat e FIFA-s, skuadra që e rrit lojtarin merr 5 % të çdo transferimi të futbollistit dhe në këtë situatë Vushtrria do të merrte rreth 1.9 milionë euro, duke u bërë kështu në një nga klubet më të qëndrueshme financiarisht në Kosovë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Frikësohet Juventus në Champions: Higuain rrezikon sfidën me Lyon

Lajme të këqija për Juventus e Maurizio Sarrin. Tre ditë nga ndeshja e kampionatit kundër Spal, Gonzalo Higuain është dëmtuar...

Close