X

“Preva damarët në sy të vajzës”! Historia rrëqethëse e të resë nga Vlora: Burri më goditi me tullë që kur isha 6-muajshe shtatzanë…

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmetaj, në News24, u trajtua historia e trishtë e nënës 31-vjeçare nga Vlora. Tetë vite martesë për Donikën kanë qenë një ferr i vërtetë, pasi ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë të vazhdueshme nën efektin e alkoolit.

Katër vite jetoi së bashku me prindërit e ish-bashkëshortit në një fshat të Vlorës, të quajtur Matogjin. “Kam punuar pastruese në restorant dhe kur kthehesha në shtëpi i gjeja fëmijët në rrugë, ai duke bërtitur me të madhe nënë efektin e alkoolit.

Ka ushtruar dhunë edhe te fëmijët, vajza e madhe ka pësuar traumë për shkak të dhunës ndaj meje që ushtronte bashkëshorti në syrin e fëmijëve. Kam pasur dy urdhra mbrojtje edhe gjatë martesës”, shprehet nëna e dhunuar. Por, kërcënimet nuk kanë ndaluar as pas divorcit të çiftit.

Si pasojë e kësaj dhunë, gruaja është pajisur me tre urdhra mbrojtje. Po ashtu, ish-burri ka dhunuar edhe dy fëmijët minorenë. Për këtë arsye, vajza 7-vjeçare ka kaluar trauma psikologjike dhe merr mjekim. Gruaja e dhunuar fizikisht dhe psikologjiksht i është drejtuar studios së emisionit me “Zemër të Hapur” për të kërkuar mbrojtje ligjore.

Rrëfimi:

Donika Lalaj: Jemi martuar me shkuesi. Jam martuar që ditën që më kanë kërkuar. Në maj të 2010 jam martuar. Halla ime ishte e martuar te kushëriri i parë i vjehrrit tim, ajo ishte shtysa. Isha 20 vjeçe, ishim 7 fëmijë, nëna më ka lënë 7 vjeçe. Ajo ka ndërruar jetë shumë e re. Unë nuk e kam dashur këtë martesë. E kam kundërshtuar.

Babai më përgjigjet: kjo është jeta jote po të duash ndërtoje. Shkuesin nuk e kam takuar kurrë, po të më dalë para nuk di çfarë duhet t’i them, por mua ai njeri më çoi në zero. Ditën që jam martuar ka ndodhur një skandal, nuk dija asgjë për të, familja e tij ishte me njerëz të sëmurë. Kam pirë ilaçe për vetëvrasje, kam tentuar të vetëvritem.

Momentet e dhunës nga ish-burri: Në fshat jam dhunuar për herë të parë, kur isha gjashtë muajsh shtatzënë me vajzën, mori një tulle dhe goditi vajzën, pastaj kaloi nga dritarja. Pinte alkool fshehurazi dhe ishte nën efektin e alkoolit. Babai thoshte duhet të martohesh se të vajti mosha. Kur ishte në punë nuk shkonte dhe unë i thosha që shko në punë se duhen të ardhurat. Kur isha 6 muajshe shtatzënë, ai më ka goditur dhe unë kam rënë pa ndjenja. Mora urdhër mbrojtje për vete, jo për vajzën. Dal me frikë nga shtëpia se mos më del para dhe më dhunon.

Unë nuk kam marrë asnjë ndihmë nga shteti, kur ndodhi dhuna në vajzën time nga bashkëshorti. Kemi qenë banues në Radhimë, polici i zonës ka qenë xhaxhai im, e njoftoi dhe ai vjen, i tregoi gjithë situatën, më godiste me gurë. Pastaj ikën larg shtëpisë disa ditë, kur erdhi më ka goditur me çfarë ka pasur, njoftova policinë dhe erdhën e morën. Kam tentuar të vras veten duke prerë damarët në sytë e vajzës. Një situatë e përsëritur. Kam punuar në Llogara, në muajin korrik kam bërë aksident gjatë kthimit për në shtëpi, mbaj mend që jam përmendur në spitalin e Vlorës.

Lajmërojnë koleget e punës bashkëshortin dhe ai u përgjigj, nuk ka vdekur akoma. Kisha shumë problem gjatë gjithë kohës, fëmijët kur kthehesha nga puna i gjeja jashtë vetëm larg shtëpisë. Ish-bashkëshorti i kishte lënë vetëm. Unë kam një avokate nga qendra “Vatra”. Ai ndjek çdo lëvizje timen, në urdhrin e mbrojtjes i është mohuar të takojë fëmijët. Edhe në gjykatë vinte i pirë. Kërkoj vetëm një strehë për fëmijët. Bashkia më tha: banesën duhet ta përzgjedhësh vetë. Më tha se ne nuk paguajmë bonus qiraje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Rikthehen reshjet e shiut dhe të dëborës, moti për sot

Ditën e sotme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Në relievet malore të...

Close