X

Policia e Tiranës operacion kundër lojërave të fatit, kontrolle në lokale, disa të shoqëruar

Policia e Tiranës po zhvillon një operacion kundër lojërave të fatit.

Strukturat e anti-krimit ekonomik kanë zhvilluar kontrolle në disa lokale ku janë sekuestruar pajisje te paligjshme.

Po kështu gjatë operacionit janë shoqëruar edhe disa persona.

Kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive janë mbyllur nga 1 janari i vitit të kaluar.

Pas kësaj date policia ka zhvilluar shpesh herë kontrolle dhe ka sekuestruar pajisje të lojërave të fatit duke vënë para përgjegjësisë ligjore edhe autorët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ish-deputeti paralajmëron rikthimin e protestave: Studentët janë të zhgënjyer

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, komentoi datën 20 shkurt, ditën...

Close