X

“Po të mos ishin dy mercenarë në juri, Elvana do të kishte fituar”, pas Alketa Vejsiut drejtuesi i Bandës në RTSH ndez polemika: Kjo dihet, Elvana fitoi


Drejtuesi i bandës së RTSh-së, i njohur dhe si kompozitur, Mario Deda, tregoi ditën e sotme për emisionin “Vizioni i Pasdites”, opinionin e tij lidhur me fitoren e Arilena Arës në Festivalin e 58 të Këngës dhe humbjen e Elvana Gjatës.

Pas polimekave të shumta që erdhën ndesh me finalizimin e festivalit, Deda shprehu se publikun e fitoi Elvana Gjata me këngën “Me Tana”. Sipas tij, publiku duhet dëgjuar pasi ai është njësia e vetme matëse e realizimit të një kënge. Gjithashtu shtoi se me një juri tjetër, fituesja e FiK 2019 do të ishte Elvana.

“ Elvana si personazh e fitoi festivalin… po të mos ishin dy mercenarë shqiptarë në jurinë e vlerësimeve Elvana do të kishte fituar?! Kjo dihet… kam rezervat e mia pse nuk ka një feedback pas rezultateve të këngës fituese…”- është shprehur Mario Deda.

Lidhur me rezultatet në festivalin e RTSh-së, Alketa Vejsiu doli në qendër të medieve pas deklaratës së saj, në të cilën mbështeste Elvana Gjatën dhe nuk ishte dakort me fitoren e Arilena Arës. Ajo bëri një reagim në rrjete sociale, duke treguar hapur, që fitoren e meritonte Elvana Gjata me këngën “Me tana”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
FOTO/ U shkruajt që do të martohet, Keisi zbulon si qëndron e vërteta

Keisi dhe Stresi janë një ndër çiftet më të përfolura në media. Kohët e fundit të dy e kanë bërë...

Close