X

Ndalohet në Vlorë trageti me mbetje të rrezikshme nga Italia (VIDEO)

Policia e shtetit njoftoi mbrëmjen e së enjtes finalizimin e një operacioni që ndaloi futjen në vend të një sasie të madhe mbetjesh të rrezikshme. Policia thotë se kishte marrë informacione në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri.

Policia thotë se u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. Xh., 65 vjeç, A. Ç., 28 vjeç, A. G., 48 vjeç, F. T., 71 vjeç, E. Ç. dhe Z. K., 45 vjeç të gjithë banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit. Policia thotë se materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.

VlorëFinalizohet operacioni policor "Amiant"Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.Parandalohet dhe goditet një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar ShqipërinëVihen në pranga 6 persona përgjegjës. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t'i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar "Amiant", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. Xh., 65 vjeç, banues në VlorëA. Ç., 28 vjeç, banues në VlorëA. G., 48 vjeç, banues në VlorëF. T., 71 vjeç, banues në VlorëE. Ç., 55 vjeçe, banuese në VlorëZ. K., 45 vjeç, banues në VlorëGjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe "Transportimi i mbetjeve”

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 20 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Fyen e nxjerr jashtë me dhunë studentin/ Berisha: Qëndrim banditesk i Ramës e narko-Gardës së tij

Pas incidentit mes studentëve të Mjekësisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonies së diplomimit në Pallatin e Koncerteve, vjen edhe...

Close