X

Ilir Meta: Ja provat, që mafiozët e Rilindjes po rrëmbejnë Gjykatën Kushtetuese!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë pasditen e sotme, për të publikuar të tjera fakte të rëndësishme, për grushtin e shtetit për të cilin akuzon mazhorancën.

Para një monitori të madh, të vendosur në Presidencë, Meta u shpreh se një i tillë edhe më i madh, mund të shpaloset në Bruksel, për të shpjeguar se si Rilindja e Edi Ramës, ka vepruar për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria, Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, deklaroi Presidenti.

Pas fjalës së Metës, këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj ka shpjeguar me detaje të gjitha pretendimet e kreut të shtetit, se në vendin tonë është duke zhvilluar një grusht shteti, ku po rrëmbehen kompetencat e Presidentit dhe po kapet Gjykata Kushtetuese.

Do ftoj këshilltarin tim ligjor Bledar Dervishaj për të shpjeguar me qetësi e drejtësi hap pas hapi si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja që u detyruan të na i sjellin vetëm dje pas insistimit për të mos i sjellë për ditë të tëra, vetëm pasi ne denoncuam publikisht QBZ që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin. T’u referohemi fakteve.
Z.Dervishi ka qenë përfaqësuesi i Presidentit të Republikës në çdo mbledhje të komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, deklaroi Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS, VIDEO
Ngacmoi seksualisht skocezen, i riu shqiptar dënohet me burg dhe futet në listën e zezë

Një i ri shqiptar, Edison Bala, u dënua me një vit burg në Skoci, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj...

Close