X

Harta e madhe e vuajtjeve në komunizëm të një vendi të vogël

U prezantua sot në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Tiranë, videoja e vendeve të vuajtjeve të dënimit në Shqipërinë komuniste.

Një video e realizuar nga fondacioni kujto.al me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung, që përmbeldh në 16 minuta hartën e mbjellë me burgje, kampe internimi dhe kampe pune të detyruar në 46 vite.

“Është tepër e rëndësishme të kemi informacion për këto vende, ku janë kryer këto krime. Megjithëse Shqipëria është një vend i vogël, ne pamë në këtë dokumentar një listë të gjatë të vendeve të vuajtjes”, u shpreh drejtori i KAS Albania, Tobias Rüttershoff, pas video-prezantimit.

“Kur shohim këtë video ku numërohen burgjet dhe kampet e panumërta kuptohet sa punë mbetet për t’u bërë në zbulimin e këtyre krimeve. Dhe për ne është një çështje e rëndësishme që dhe të rinjtë ta marrin këtë informacion që këto krime mos të ndodhin më”, shtoi ai.

Rëndësinë e prezantimit të vendeve të vuajtjes në një format modern, tërheqës për të rinjtë dhe studentët, si në këtë video, e theksoi edhe pedagogu i Departamentit të Historisë, Andi Pinari gjatë fjalës së tij.

Video-prezantimi i hartës së vendeve të vuajtjes, është një nga realizimet e fondacionit kujto.al, të themeluar nga Agron Shehaj para tre vitesh.

“Kujto.al në nismën e saj ka dashur të ketë publikun partner. Në më pak se tre vjet që nga themelimi, kujto.al ka mbledhur qindra dëshmi, ka krijuar një arkiv me mbi 40 mijë njerëz që kanë vajtur, qindra familjarë na shkruajnë për të përditësuar profilet e të afërmëve të tyre”, tha studiuesi Erald Kapri, pjesë e kujto.al.

Aktiviteti u zhvillua në 29-vjetorin e shembjes së shtatores së Enver Hoxhës në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, të organizuara nga KAS Albania dhe IDMC. Në të ishin të pranishëm veç studentëve dhe përfaqësuesve të institucioneve që merren me të kaluarën komuniste, edhe princ Leka II dhe shqiptaro-amerikani Marko Kepi, themelues i “Albanian Roots”. Të pranishmit ndanë idenë që Shqipëria, është ende në hapat e parë të përballjes me të kaluarën, një kusht i domosdoshëm për një të ardhme më premtuese.

Harta e madhe e vuajtjeve të një vendi të vogël

➡️Për Shqipërinë nën diktaturë thuhet që ishte një burg i madh. Por ne ende nuk e parafytyrojmë sa e madhe do dukej harta e Shqipërisë, po të bëheshin të dukshme të gjitha vendet e internimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar. ➡️Kjo video prezanton vendet ku vuajtën të dënuarit politikë nga viti 1944 deri më 1991, të ndara në tri grupe: kampet e internimit; kampet e përkohshme të punës dhe së fundi, burgjet dhe kamp-burgjet afatgjata.➡️Zbuloni më shumë📂🌐https://kujto.al/harta-e-madhe-e-vuajtjeve-te-nje-vendi-te-vogel/

Publiée par kujto.al – Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit në Shqipëri sur Jeudi 20 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
“Preva damarët në sy të vajzës”! Historia rrëqethëse e të resë nga Vlora: Burri më goditi me tullë që kur isha 6-muajshe shtatzanë…

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmetaj, në News24, u trajtua historia e trishtë e...

Close