X

Fyen e nxjerr jashtë me dhunë studentin/ Berisha: Qëndrim banditesk i Ramës e narko-Gardës së tij

Pas incidentit mes studentëve të Mjekësisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonies së diplomimit në Pallatin e Koncerteve, vjen edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, ai dënon veprimin e kryeminsitrit dhe Gardës së Republikës që nxorrën jashtë me dhunë studentin që protestoi kundër largimeve masive nga vendi.

“Skizoidi i fyen studentët, i quan të çmendur dhe urdhëron Gardën ti nxjerrë jashtë nga ceremonia e diplomimit !

Përshëndetjet më të përzemerta studentëve guximtarë!

Dënoj qëndrimin banditesk të Edvin Kristaq Mafisë dhe narkogardës së tij!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e një student.

‘Pershendetje dr Studentet e mjekesise sot ne ceremoni te dipllomimit i presin fjalen kryeministrit – Kryeministri i ofendon duke u thene qe jane Te cmendur’

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Faleminderit mijëra shqiptarëve për mesazhet inkurajuese”, Meta përsërit thirrjen: Bashkë në 2 mars kundër grushtit të shtetit

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe një herë thirrjen e tij për qytetarët, që t’i bashkohen protestës, në 2 mars,...

Close