X

Frikësohet Juventus në Champions: Higuain rrezikon sfidën me Lyon


Lajme të këqija për Juventus e Maurizio Sarrin. Tre ditë nga ndeshja e kampionatit kundër Spal, Gonzalo Higuain është dëmtuar për shkak të një problem në lombalgji. Sulmuesi argjentinas nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës e nuk është e thënë të jetë në dispozicion për ndeshjen e të shtunës në mbrëmje në Ferrara. Për tu vlerësuar gjendja e Higuain sidomos në vigjilje të përplasjes në 1/8 e finaleve të Champions League në Lyon. Nuk është një lajm i mirë për bardhezinjtë, duke qenë se Pipita është qendërsulmuesi i vetëm i rolit në organikë.

Ndërkohë, Sarri prêt me shpresë nga Pjanic, që po vazhdon fazën e rikuperimit me fizioterapi, ndërsa portieri i tretë Pinsoglio është bllokuar nga një sindromë gripale e Rabiot është stërvitur i diferencuar gjë që në fakt ka shkuar “sipas programit”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Video/ Messi bën merkaton e Barcelonës: “Lautaro spektakolar, më pëlqen të kthehet edhe Neymar”

Në kulmin e kaosit tek Barcelona, Lionel Messi mendon edhe për merkaton. Ndoshta pikërisht është moment që argjentinasi të marrë...

Close