X

FOTO/ U shkruajt që do të martohet, Keisi zbulon si qëndron e vërteta


Keisi dhe Stresi janë një ndër çiftet më të përfolura në media.

Kohët e fundit të dy e kanë bërë lëmsh rrjetin me postimet qe ata bëjnë.

Ishte Keisi që në ditën e Shën Valentinit publikoi disa kujtime nga viti 2018 kur e festoi këtë ditë me Stresin.

Më pas, Stresi publikoi një foto me Keisin dhe i bëri një urim publik për ditëlindjen.

Përsëri Keisi vazhdoi të na bënte më konfuzë me postimet e saj.

Ajo i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto në një dyqan me veshje nusesh ku shkruante: “Mendoj që e gjetëm të duhurin”.

Menjëherë në portale u përhap me shpejtësi lajmi se Keisi do të martohej.

Mirëpo e gjitha ka qenë një ngatërresë sepse Keisi fustanin e ka zgjedhur për mikeshën e saj dhe se tani ka ardhur momenti që ajo të përzgjedhë fustanin e saj si shoqëruesja e nuses.

Këtë gjë na e bën vetë Keisi të ditur nëpërmjet një postimi që ka bërë në Instagram. “Koha që unë të gjej fustanin tim të shoqërueses së nuses”, shkruan ajo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Ish-gruaja e Mozzik, Loredana kapet mat me reperin libanez

Tashmë prej  disa javësh, ndjekësit në rrjete sociale ‘vlojnë’ mbi thashethemet e mundshme për romancë mes Loredanës dhe Zunës. Dyshimet...

Close