X

“Faleminderit mijëra shqiptarëve për mesazhet inkurajuese”, Meta përsërit thirrjen: Bashkë në 2 mars kundër grushtit të shtetit

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe një herë thirrjen e tij për qytetarët, që t’i bashkohen protestës, në 2 mars, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta, ndërsa ka falënderuar shqiptarët që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese, ndërsa thekson se bashkë do të jenë kundër grushtit të shtetit.

“Falenderoj nga zemra mijëra shqiptarë për çdo mesazh inkurajues të dërguar në rrjetet sociale!

Bashkë në 2 Mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!
Bashkë kundër grushtit të shtetit!
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë në Besëlidhje!
Bashkë për Shqipërinë! 🇦🇱”, shkruan Meta në ‘Facebook, duke treguar kështu dhe faktin se ka mbështetjen e madhe të qytetarëve shqiptarë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident në autostradën Fushë Krujë-Milot, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident në autostradën Fushë Krujë-Milot. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi...

Close