X

Europa League/ Fitojnë Roma dhe Arsenal, Wolves dhe Basel të papërmbajtshme!

Roma mjaftohet me një fitore minimale në sfidën e parë të raundit të 1/16-ave të Europa League ndaj belgëve të Gent. Në Olimpico vendosi gjithçka një gol i afrimit të janarit Carles Perez në minutën e 13-të. Roma shkon pas një jave tashmë në Belgjikë për të mbrojtur avantazhin minimal.

Përmbushi pritshmëritë edhe Arsenali që fitoi 0-1 në transfertën greke ndaj Olympiacos dhe hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit në 1/8-at falë një goli të Lacazette. Mund të konsiderohet pa frikë si skuadra e parë e kualifikuar në 1/8-at Wolverhampton që fitoi me shifrat e thella 4-0 sfidën e parë ndaj Espanyol. Spektakolar Jota në këtë sfidë me një tregolësh.

Mori një fitore të ngushtë 2-1 Bayer Leverkusen ndaj Portos, ndërkohë që pothuajse ka prerë biletën në fazën tjetër Baseli pas suksesit 0-3 në fushën e Apoel Nicosias me skuadrën qipriote që në këtë sfidë u drejtua nga asistenti i trajnerit të parë, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Bledar Kola.

Përmbysje spektakolare edhe ajo e Rangers që fitoi 3-2 ndaj Bragas që kryesoi deri në 0-2. Me përmbysje fitoi edhe Wolfsburg 2-1 ndaj Malmos. Ndërkohë u mbyll në barazim 1-1 takimi mes AZ Alkmaar dhe Lask Linz.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Interi pothuajse i kualifikuar, barazojnë United dhe Sevilla, Getafe “shokon” Ajaxin

Interi skuadra më e kuotuar për të fituar edicionin 2019-2020 të Europa League hodhi një hap të sigurt drejt fazës...

Close