X

E para shqiptare/ Motra e Sonila Meços aktive në politikën gjermane, kandidon për postin e rëndësishëm

Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po kandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë.

Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

“Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë,”-shkruante në një postim të saj Sonila.

https://www.instagram.com/sonilameco1/?utm_source=ig_embed

Ndërsa sot ajo ka postuar foton e një të përditshmeje gjermane, ku ndër 5 kandidatët është edhe e motra.

“Rezi në fushatë, zyrtarisht!”-shkruan moderatorja.

https://www.instagram.com/sonilameco1/?utm_source=ig_embed

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Harta e madhe e vuajtjeve në komunizëm të një vendi të vogël

U prezantua sot në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Tiranë, videoja e vendeve të vuajtjeve të dënimit në...

Close