X

Baton Haxhiu: Meta shantazhon opozitën, mund të ketë koalicion Rama-Basha. Bejtja: Mos bëj llaka-llaka kot o burrë…

Analisti Baton Haxhiu, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” mbërmjen e sotme. Çuditërisht, që prej fitores së Albin Kurtit në Kosovë, Haxhiu ka filluar të realizojë lidhje të shumta në Skype me emisionet politike në Tiranë, duke mos u paraqitur fizikisht në studio.

Gjatë fjalës së tij, Baton Haxhiu deklaroi se Iliri Meta është duke i bërë shantazh opozitës dhe se mund të kemi një koalicion të madh Rama-Basha pas zgjedhjeve të ardhshme.

Kësaj analize të Batonit, i’u përgjigj Andi Bejtja shumë shkurt duke thënë: “Mos bëj llaka llaka kot”.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Kjo më ngjan me situatën e vitit 2004, para se të formohej LSI, kur Meta iku nga PS. Ky pozicionim është moralisht problematik por politikisht legjitim.
Zoti Meta i bën një lloj shantazhi opozitës, e cila i është larguar dhe orientimin e tij politik e ka ndoshta drejt një marrëveshje për zgjedhje në Shqipëri. Marrëveshje për zgjedhje ose ndoshta një koalicion të madh. Opozita dhe zoti Rama kanë një dëshirë që  të largohen nga partitë e vogla.

Blendi Fevziu: Ke informacion për këtë?

Baton Haxhiu: Këtë e kam analizë.

Andi Bejtja: Mos bëj llaka llaka kot o burrë…

Baton Haxhiu: Ai që po flet llaka, llaka, të shkojë në shtëpi të vet, mos ta përdor studion në mënyrë të pamoralshme.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sondazhi/ 68 % e shqiptarëve duan shpërndarjen e Kuvendit

Një sondazh i organizuar nga faqja “Jeta Osht Qef”, e cila ka mbi 1 milionë ndjekës në Facebook, tregon se...

Close