X

2 Marsi/ Bejtja: Ilir Meta të bëhet revolucionar

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja mendon se, presidenti i Republikës, Ilir Meta, në përplasjen e re me qeverinë, nuk i mbetet që tjetër vetëm se të bëhet revolucionar.

Sipas tij, vendi ndodhet në një moment shumë kritik, ndërsa me gjithë këto shkelje të Kushtetutës, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë revolucionarin.

“Jemi në një moment kritik, jemi në një fushë ku edhe analistin nuk e bën dot. Unë nuk e ndjek Metën, aq sa ndjek juristin e tij. Kur janë këto shkelje, presidentit nuk i mbetet gjë vetëm të bëhet revolucionar. Edhe të nxjerr dekret, ata nuk e njohin. Është një situatë kritike për ne si shoqëri, ne s’kemi fare heronj qytetarë. Unë mendoj se presidenti nuk ka rrugë tjetër, vetëm të bëhet revolucionari. Të bëjë qëndresë apo të jap dorëheqjen. Është rasti i parë kur një presidenti nuk i botohet dekreti në fletoren zyrtare. Të isha Ilir Meta unë do të kisha ikur me kohë. Po të isha opozitë do kisha bërë bojkot që kur u zgjodh prokurorja me 69 vota”, u shpreh ndër të tjera Bejtja në “Opinion”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Arrestohen dy studentët që ndërprenë Ramën: Diplomat tuaja janë bileta për arratisje (VIDEO)

Polcia ka shoqëruar në komisariatin e policisë nr 1 2 studentë që ndërprenë fjalën e kryeministrit edi Rama gjatë një...

Close