X

“Të rafitikohet sa më shpejt marrëveshja…”, Meta takon ambasadoren kanadeze, ja çfarë i kërkon

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kanadasë, me të cilën ka diskutuar, mes të tjerash, edhe për rritjen e investimeve kanadeze në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta shkruan se i ka kërkuar ambasadores të ratifikohet sa më shpejt marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore, pasi sipas Kreut të Shtetit, do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada.

“Shumë i lumtur të prisja sot Ambasadoren e Kanadasë, Sh.E.Znj Alexandra Bugailiskis. Falenderova Ambasadoren që prioritete të asistencës së qeverisë së saj për Shqipërinë janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Vlerësova bashkëpunimin në fushën politike dhe atë të sigurisë në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Inkurajova për më shumë investime kanadeze në Shqipëri. Shpreha mirënjohjen e thellë për integrimin model të diasporës shqiptare në Kanada. Kërkova sa më shpejt ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore, që do të ndihmonte shumë komunitetin shqiptar në Kanada. Shpreha bindjen se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen. 🇦🇱🤝🇨🇦”, shkruan Meta.

Shumë i lumtur të prisja sot Ambasadoren e Kanadasë, Sh.E.Znj Alexandra Bugailiskis.Falenderova Ambasadoren që…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 19 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Presidenti Trump fal zyrtarë të lartë, polemika në SHBA

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi falje për disa individë të profilit të lartë të dënuar për mashtrime. Ai ndryshoi...

Close