X

”S’ka ligj që del mbi Kushtetutën”, Vasili publikon qëndrimin e Komitetit të Helsinkit: Gjyqtarët e Kushtetueses nuk mund të betohen me shkrim

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot qëndrimin e Komitetit të Helsinkit lidhur me ndryshimet ligjore për betimin e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese duke anashkaluar Presidentin.

Në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, dhe Kuvendit Komiteti i Helsinkit shpreh se betimi i gjyqtarëve nuk mund të behet me shkrim. Po ashtu KH thotë se atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, s’mund t’ja japë një tjetri.

”Lidhur me këtë propozim, KShH vlerëson se ceremonia e betimit që zhvillohet pranë Presidentit nuk mund të realizohet me formë të shkruar, pasi betimi në vetvete, si një akt i lartë solemniteti që parashikohet në Kushtetutë, që kërkon prezencën fizikë të personit që betohet do të respektojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, para Presidentit të RSH. Gjithashtu, sikurse dihet atributet që i ka dhënë Kushtetuta një organi, nuk mund t’i jepen një organi tjetër. ”- thotë Komiteti i Helsinkit.

Helsinki shpreh se këto ndryshime ligjore shmangin kompetencën ekskluzive që Kushtetuta ja ka akorduar Presidentit të Shqipërisë.

”Përveç argumenteve të përmendura më sipër, KshH vlerëson se ky parashikim mund t’i japë fuqi paravepruese, gjyqtarëve të zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar që janë zgjedhur sipas legjislacionit në fuqi.”- shkruhet në letër.

STATUSI I PETRIT VASILIT

Mirenjohje per qendrimin dinjitoz te Komitetit te Helsinkit ne mbrojtje te Kushtetutes!!

Komiteti i Helsinkit me kthjelltesi profesionale te larte dhe me vetedije kushtetuese dinjitoze ka formuluar qendrimet e tij per tentativen puçiste te rilindjes per te ndryshuar ” Ligjin e Gjykates Kushtetuese”.

Ky ndryshim i rilindjes behej per te per te hequr betimin te presidenti te Gjykatesve Kushtetues duke shkelur turpshem e dhunshem Kushtetuten dhe duke i vene shkelmin Reformes ne Drejtesi.

Komiteti i Helsinkit i ve vulen se:

1.S’ka ligj qe te dale mbi Kushtetuten.

2.Ligji ishte nje puç i pakonsultuar me askend.

3.S’ka asnje shans qe ligji te kete fuqi prapavepruese

4.Ligjet e miratuara si pjese e Reformes ne Drejtesi nuk mund te behen prone e puçisteve te rilindjes.

5.Akti i betimit nuk eshte aspak nje akt formal, por nje moment kyç ne certifikimin e integritetit te personave qe marrin funksione kushtetuese.

6.Roli i presidentit eshte kyç dhe pazevendesueshem ne ekulibrat e shtetit,ne unitetin e shqiptareve dhe ne integritetin e i institucioneve kushtetuese.

Mirenjohje per qendrimin dinjitoz te Komitetit te Helsinkit ne mbrojtje te Kushtetutes!!Komiteti i Helsinkit me…

Publiée par Petrit Vasili sur Mercredi 19 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Të rafitikohet sa më shpejt marrëveshja…”, Meta takon ambasadoren kanadeze, ja çfarë i kërkon

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadoren e Kanadasë, me të cilën ka diskutuar, mes të tjerash,...

Close