X

Qëllohet për vdekje reperi 20-vjeçar. Dy persona me kapuç i shkuan në shtëpi për ta grabitur dhe…

Reperi Pop Smoke u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm, nga dy persona që ishin futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

20-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah u vra në shtëpinë e tij, në Hollywood Hills, në SHBA, rreth orës 04:30. Ata qëlluan disa herë me armë dhe një nga plumbat plagosi rëndë reperin.

Pas plagosjes autorët grabitën shtëpinë dhe u larguan, sipas “Daily Maili”, rreth orës 7 të mëngjesit.

Reperi u dërgua në spital, ku humbi jetën, ndërsa nuk dihet ende asgjë për autorët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Sekuestrohet gjysëm ton drogë në Itali, dyshohet se erdhi nga Shqipëria

Autoritetet italiane kanë sekuestruar në bregdetin e Leçes rreth 500 kg lëndë narkotike, e cila dyshohet se ka mbërritur nga...

Close