X

Meta publikon videon: Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time!

Presidenti Ilir Meta ka publikuar pak minuta më parë një video me pamje nga aktivitete të ndryshme, ku ai ka marrë pjesë gjatë detyrës si kryetar i shtetit.

‘Besëlidhje, Së bashku në 2 mars’, ky është hashatgu i videos së shpërndarë nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Ndërkaq, në fund të videos, me këngën “Për ty atdhe” në sfond dëgjohet Meta teksa thotë se është Presidenti i të gjithë shqiptarëve dhe nuk duhet të provohet kokëfortësia e tij.

“Ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim’, thotë Meta në fund të videos.

#Besëlidhje🇦🇱 Së bashku në 2 mars!

Publiée par Tedi Blushi sur Mercredi 19 février 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Lëmosha që vret, si na kërcënojnë donacionet?

Nga Ergys Mërtiri Qeveria e trumbetoi si një sukses të jashtëzakonshëm grumbullimin e 1.15 miliardë eurove për tërmetin. Mbështetësit e...

Close