X

Kronologjia/ A po shkojmë drejt përplasjes finale? Çfarë paralajmëron dita e sotme dhe deklaratat e forta të Ilir Metës

Situata politike në Shqipëri duket se po shkon drejt një përplasje të fortë midis kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, ku në thelb të konfliktit është tentativa për kapjen e të gjithë institucioneve të reja të drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt, kemi të bëjmë një betejë politike disa mujore, me akuza dhe kundërakuza, midis mazhorancës që synon të kontrollojë plotësisht sistemin e drejtësisë dhe Presidencës, që nga ana e saj akuzon dhe argumenton për një “grusht shteti” në zhvillim e sipër.

Deklaratat e presidentit Meta duket se paralajmërojnë zhvillime të rëndësishme në vend.

Më poshtë, lexoni dhe ndiqni me video kronologjikisht, se çfarë ka deklarura Meta dhe kundërpërgjigja e mazhorancës.

DEKLARATAT E PRESIDENTIT – IlIR META AKUZON EDI RAMËN PËR “PUÇ SHTETI”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, akuzoi sot publikisht kryeministrin Edi Rama, si ideatorin kryesor, sipas tij, të “grushtit të shtetit”, që po përgatitet përmes parlamentit ilegjitim.

Jam sot këtu për të denoncuar prova të reja të përpjekjes së gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final të grushtit të shtetit. Dokumentet tregojnë qartë, se nga e kanë marrë ligjin. Ai do të jetë përgjegjësi i parë, para popullit dhe drejtësisë së re. Iniciativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese është nga kryeministri, që është ideatori i këtij puçi shteti.
Gjysmë parlamenti në relacionin e tij që shquhet për gënjeshtra dhe mashtrime, thotë se kjo nismë, që për të bërë betimin në kafene apo buzë Lanës ka marrë aprovimin e KLP, KLGJ, Magjistratura, Fondacioni Soros ministria e Drejtësisë, etj.

Këto përgënjeshtrohen, në radhë të parë nga Dvorani, që thotë se nuk ka dhënë asnjë mendim në mbështetje të këtij grupi shteti. Dhe unë këtu e duartrokas, se veproi në përputhje me ligjin.
Këtu kemi një përgënjeshtrim tjetër të gjysmë parlamentit që dhunojnë kushtetutën dhe popullin, ku thotë se shkolla e magjistraturës nuk ka dhënë opinion. Falënderoj dhe z. Sadushi për bashkëpunimin.
Tani vijmë të KSHH, i cili vlerëson se betimi nuk mund të kryhet në formë të shkruar, pasi është një akt i lartë solemniteti, atributet që kushtetuta i ka caktuar një organi. Sepse ligji është në zbatim të kushtetutës, jo në përdhunim të Kushtetutës. Ndaj akti i betimit duhet bërë vetëm para këtij institucioni, dhe në vlerësimin tonë, forma e propozuar përveç se nuk është tipike, shmang një kompetencë ekskluzive.” , u shpreh Meta, mjaft i revoltuar.

VIDEO:

“Është ideatori dhe ekzekutori i grushtit të shtetit”, mesazhi i fortë i Metës për Edi Ramën: Do jesh përgjegjësi i drejtpërdrejtë

“Është ideatori dhe ekzekutori i grushtit të shtetit”, mesazhi i fortë i Metës për Edi Ramën: Do jesh përgjegjësi i drejtpërdrejtë

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Mercredi 19 février 2020

 

Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i Shtetit paralajmëroi një “besëlidhje me popullin” dhe tha se institucionet në bulevardin kryesore të kryeqytetit, aty ku ndodhet edhe selia e qeverisë, do t’i kthehen popullit, duke paralajmëruar një protestë më 2 mars, për të ndaluar “gushtin e shtetit që po organizohet nga kryeministri Edi Rama”.

“Ata që kërkojnë popullin e presidentit në Whatsapp, të porosisin poture të gjëra”, tha ndër të tjera presidenti Meta, duke goditur drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama.

 

VIDEO:

Meta fton qytetarët në protestë më 2 mars ,paralajmëron Ramën: Porosit poture të gjera

Meta fton qytetarët në protestë më 2 mars ,paralajmëron Ramën: Porosit poture të gjera

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Mercredi 19 février 2020

 

REAGIMI I MAZHORANCËS – RAMA PËRDOR SËRISH SPIROPALIN 

Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj menjëherë Presidentit, duke përdorur siç e ka bërë zakon, zëdhënësen e Qeverisë, Elisa Spiropalin, e cila reagoi  në rrjetin social, Twitter. Spiropali në reagimin e saj, vuri theksin tek ndërkombëtarët dhe se si, sipas saj, ata janë në krah të mazhorancës.

Ajo tha se, ideja për grushtin e shtetit “ka nisur në kokën e Ilirit, qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta”.

Reagimi i Spiropalit:

1/Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën. Kjo dihet. Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin! Keqardhja për Presidentin ka sosur. Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

2/Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli!

Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit, ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.

Pak minuta më pas Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila theksonte se grushti i shtetit ka nisur në kokën e Presidentit që me Reformën në Drejtësi.

PRESIDENCA REAGON SËRISH

Përmes një reagimi në “Facebook”, zëdhënësi i Ilir Metës, Tedi Blushi e quan Spiropalin “E Çmenduar E…”, ndërsa e pyet nëse edhe për grushtin e shtetit mazhoranca ka marrë konsensusin e SHBA-së dhe BE-së.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.

Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!

Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.

REAGIMI AMBASADËS AMERIKANE

Në këtë ditë me zhvillime të forta politike, nuk mungoi edhe deklarata e Ambasadës Amerikane,  ku thuhej se ambasadorja Yuri Kim, ka zhvilluar takime me kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe liderin e opozitës Basha, për të kërkuar “pjekuri dhe respekt për institucionet”, një deklaratë e cila indirekt shigjeton deklaratat e kreut të Shtetit.

Ambasadorja Kim, thekson se ka diskutuar me liderët shqiptarë “edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike”.

Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi.

Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, thekson ambasadorja.

ROLI I OPOZITËS  DHE FUSHATA ELEKTORALE E LULZIM BASHËS

Ndryshe nga presidenti i Republikës, i cili de facto po bën thirrje për revolucion, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, duket ses kanë ndezur motorrët elektoralë. Nën udhëheqjen e një kompanie PR-i, Basha po bën disa lëvizje dhe takime propagandistike dhe nuk duket i investuar në “luftën” që po përgatit kreu i shtetit.

Lulzim Basha, bëri një reagim të ashpër ndaj mazhorancës, ditën e djeshme fill pas takimit me Ilir Metën, por reagimi i tij u duk më tepër teatral, se sa një vendim për ta ndjekur kreun e shtetit në këtë aksion, që sipas tij synon të ndalë “grushtin e shtetit”. Në vend të revolucionit, Basha po bëhet gati për zgjdhje të parakohshme, të cilat askush në Partinë Demokratike nuk e di se kur do të mbahen, nëse do të mbahen ndonjëherë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Meta i kthehet ashpër Ulsi Manjës: Zëdhënës i “Dosjes së Dibrës”

Presidenti i Republikës ka vijuar tonet e ashpra ndaj mazhorancës. Pas kauzave të forta ndaj kryeministrit Rama, ministres së shtetit...

Close