X

Detaje të reja nga krimi i shumëfishtë/ Në çantën e polices u gjendën …..

Riza Shillova, drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se në çantën e polices në Gjilan janë gjetur çelësat se ku mbahej arma zyrtare.

Zyrtarja policore dje në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes dhe në fund ka bërë edhe vetëvrasje.

“Në çantën e polices, e cila kreu vrasjen e shumëfishtë në Gjilan janë gjetur disa çelësa të vendit se ku mbahej arma. Ende nuk dihet se si ka arritur deri në marrjen e këtyre çelësave, por se arma ishte vendosur në një vend të veçantë sipas procedurave standarde”, ka thënë Shillova në KTV.

Tutje ai ka thënë se zyrtarja policore ka punuar për 20 vjet në Polici, dhe problemet psiqike i kanë nisur në katër vitet e fundit.

“Zyrtarja policore nuk ka pasur probleme për 15 vite, e ato kanë nisur në këto 4 vitet e ardhshme. Më pas është adresuar rasti. Ajo ka pas terapi. Në bazë të asaj që kemi bërë ne gjithçka ka shkuar në bazë të procedurave. Gabimi është se rasti ka ndodhur me armë zyrtare, ka mundur ta kryejë edhe në forma tjera, por përgjegjësia e Policisë është kjo. E në këtë aspekt nuk është kryer mirë procedura brenda Policisë”, ka thënë Shillova.

Ai tutje ka shtuar se më 2017 ishte marrë vendimi që polices t’i merrej arma.

“Në vitin 2017 si rezultat i ekzaminimeve të mëhershme mjekësore është rekomanduar që polices t’i merret arma dhe të caktohet në pozita administrative, pra pa armë dhe uniformë. Problemet fillimisht kanë qenë kryesisht të natyrës së vonesave në punë, sjellje jo të mira me qytetarët dhe kolegët dhe sjellje të tjera të cilat reflektohen te zyrtarët në fazat e para të çrregullimeve”, tha Shillova.

Ai ka bërë të ditur se policja i ka pasur 14 seanca për këshillim dhe përkrahje në vitin 2017, 2018 dhe 2019. Këto seanca sipas tij bëhen në rastet kur një polic përballet me trauma, situata stresi apo situata të rënda./ Gazeta Express

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
“Agroni ka kaluar 1001 nxënëse”! Dalin bisedat skandaloze të avokatit të profesorit fierak: Kur ia la porosi i ati…

Ndërsa emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi dy dëshmi të reja që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme...

Close